INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Lirohet me kusht Haradinaj, por nuk i lejohet kthimi në Kosovë [Video]

Publikuar më: 18:42 12-01-2017

Autoritetet franceze kanë vendosur lirimin me kusht të kreut të AAK-së Ramush Haradinaj gjatë seancës gjyqësore të mbajtur sot. Lajmin e beri te ditur avokati i tij, Arianit Koci. Mësohet se Haradinaj ka thënë para trupit gjykues të Gjykatës së Apelit në Colmar, në Francë,se do të respektojë detyrimet dhe procedurat ligjore që u nxorën sot në shqyrtimin e parë ndaj tij. Por serish Hardinaj nuk mund të kthehet në Kosovë pasi duhet të paraqitet dy herë në javë në policinë franceze. Deri në seancën përfundimtare ai do të qëndroj në Strasburg, vend i ofruar si garanci nga shteti i Kosovës. Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook shkruan “Mirëukthefsh në Prishtinë i dashur Ramush. Mbyllet episodi absurd por beteja për fshirjen e listës së urdhër-arresteve te vjetra vazhdon”. Edhe kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta , ka mirëpritur vendimin e gjykatës së Kolmarit, por ai gjykon se vendimi është i paplotë. Sipas Metës drejtësia franceze duhet të japë verdiktin përfundimtar duke e çliruar kryetarin e AAK-së nga të gjitha akuzat. Ish-kreyministri Sali Berisha ka shprehur pakënaqësi për lirin e dhënë me kusht, për Haradinaj duke e konsideruar atë vendim gjysmak. Pas vendimit të Gjykatës së Colmar në Francë ka reaguar edhe bashkëshortja e Ramush Haradinaj. Nëpëmjet një statusi në Facebook, Anita Hardinaj ka ironizuar mosreagimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i cili po qëndron në Amerikë si dhe kryeministrin Isa Mustafa.Me pakenaqesi e ka pritur vendimin qeveria serbe e cila ka vendosur të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme për të. Kryeministri Aleksandër Vuçiç ka thirrur nesër në një seancë të jashtëzakonshme anëtarët e qeverisë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033359527587891