INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lirohet një prej të burgosurve të dosjes 'Xibraka'

Lirohet një prej të burgosurve të dosjes 'Xibraka'

Publikuar më: 11:33 08-01-2018

Gjykata e Krimeve të Rënda liron Kelmend Dalipin, njërin prej të arrestuarve dhe të dënuarve për dosjen e Xibrakës. Vendimi është marrë me arsyetimin se Dalipit i rrezikohej jeta në qeli, pasi vuan nga një sëmundje e rëndë. Ai u dënua nga gjykata e Apelit të krimeve të Rënda me 7.3 vite burg si i përfshirë në dosjen ‘Xibraka’. Kelmend Dalipi u arrestua së bashku me të vëllanë Arjan Dalipi pasi kishin në pronësi magazinën e kthyer në laborator kokaine në Xibrakë. Të arrestuar dhe të dënuar të tjerë janë Ermal Hoxha, Ilir Hyseni, Arjan Dalipi, Genci Xhixhan,  Gentjan Gjonaj, kolumbianët Cesar Avila dhe Valter Moreno,Sajmin Batkun. 

Article Logic
Execution time: 0.0036289691925049