INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lirohet Sait Dollapi, opozita protestë për të shoqëruarit e tjerë

Lirohet Sait Dollapi, opozita protestë për të shoqëruarit e tjerë

Publikuar më: 08:33 12-05-2019

Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Sait Dollapi është liruar nga policia. Është mësuar se pas arrestimit Dollapi ishte çuar në Spitalin e Traumës për të marr mjekime. Ai u dhunua nga policia mbrëmjen e djeshme tek Parlamenti.

Basha pasi e vizitoi në spital tha se Dollapi "Ka nxjerrë shpatullën, ka plagosje në këmbë. Ka qenë duke tërhequr një gazetare që i kishte rënë të fikët kur ju vursulën. Arben Baro është urdhëruesi i fundit, do të shkojmë deri tek urdhëruesi i parë. Do ta paguajnë shumë shtrenjtë. Saiti ka qenë gjithmonë me duart lart para policëve për t'i mbrojtur. Nuk ka pasur arsye tjetër, vetëm me urdhër politikë", tha Bahsa. 

Mbrëmë pas mesnate spitali ishte i rrethuar me forca policie, pasi Sait Dollapi u shoqërua fillimisht tek Drejtoria e Policisë së Tiranës, por më pas për shkak të lëndimeve që mori gjatë protestës, ai u transportua në spital.
Dje opozita jo parlamentare për më shumë se 7 orë protestoi kundër qeverisë, në një tubim të zhvendosur nga kryeministria, tek Parlamenti dhe më tej tek Drejtoria e Policisë së Tiranës dhe u përmbyll pas mesnate, në 01:30.

Ditën e sotme në orën 11:00 opozita ka vendosur të protestojë sërish para Drejtorisë së Policisë pasi sipas PD janë edhe 100 të tjerë të shoqëruar dhe dhunuar.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035550594329834