INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lirohet piloti Italian. PD: Kush po dekonspiron hetimet?

Lirohet piloti Italian. PD: Kush po dekonspiron hetimet?

Publikuar më: 08:19 16-09-2016

Në mesnatë, pas bashkëpunimit me institucionet shqiptare, Piloti italin, avioni i të cilit u rrëzua në Ishëm është lënë i lirë. Mësohet se 69 vjecari Guido Andrea Guidi pasi është marrë në pyetje nga grupi hetimor po mbahet nën mbikqyrje nga policia. Hetimet po drejtohen nga prokurorë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Ndërkohë për rrëzimin e avionit të Ishmit, ku piloti Italian ka pranuar përpara institucioneve shqiptare se kishte mbërritur në Shqipëri për të parë territorin, e mw pas për tu kthyer pak ditë më vonë për të marrë një ngarkesë prej 200 kg hashash, mbi këtë ngjarje ai do të rimerret sërish në pyetje këtë të premte.
Por menjëherë pasi piloti Italian është liruar, ka reaguar Partia Demokratike, e cila në fakt nëpërmjet deputetit Flamur Noka, ishte e para që denoncoj rrëzimin e avionit. Nëpërmjet një dekalarate të shpërndarë për mediat, opozita thotë se ka qënë Ministri i Brendshëm ai që ka dekonspiruar hetimet që po bëhen kundrejt pilotit italian. Qëllimi është i qartë sipas opozitës, trafikantët shqiptarë që po projektonin transportin e kanabisit me avion të kenë mundësi të mbrohen nga ligji.

Article Logic
Execution time: 0.0035450458526611