INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lirohet Ramush Haradinaj

Lirohet Ramush Haradinaj

Publikuar më: 12:54 12-01-2017

Ramush Haradinaj është lënë në liri më kusht nga gjykata në Francë pas një seance të re dëgjimore.

Ish – kryeministri i Kosovës do të duhet të paraqitet dy herë në javë pranë autoriteteve franceze dhe nuk mund të largohet nga ky vend.

Ramush Haradinaj u ndalua në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze mbi bazën e një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet serbe, sipas tyre, për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Haradinaj u mbajt në paraburgim me vendim të një gjykate franceze, e cila tha se po kërkon nga autoritetet e Serbisë një kërkesë zyrtare për ekstradim.

Article Logic
Execution time: 0.0036427974700928