INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lirohet Saimir Tahiri, deputetët e PD-së ironizojnë vendimin, paralajmërohet protesta e rradhës, mësoni kur do të mbahet [FOTO]

Lirohet Saimir Tahiri, deputetët e PD-së ironizojnë vendimin, paralajmërohet protesta e rradhës, mësoni kur do të mbahet [FOTO]

Publikuar më: 19:12 28-05-2018

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka lënë sot të lirë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Pas këtij vendimi kanë ardhur edhe reagimet e deputetëve demokratë si Flamur Noka, Gent Strazimiri dhe Albana Vokshi.

Në një postim në Facebook Noka shkruan se : “Kush kishte medyshje besoj se me ndryshimin e mases sigurise per Tahirin u qartesua..Sot u vertetua se drejtesia eshte e kapur nga Edi Rama. Rama tashme eshte kryeprokuror e kryegjykates .”

Drejtësia "e reformuar me EDVING" nga vëllai i Agronit, që është në burg në Civitavechia, sapo liroi nga arresti Saje qorrin, atë kushëririn e Habilajve që janë në burg në Catania.

O PASHA', dil falëndero edhe njëherë skllevërit për mirëkuptimin se po ta bëjnë borxh...”shkruan Strazimiri në Facebook..

Postimi i Albana Vokshit

-Tahiri lirohet;

-Katër Kuksianë në burg se protestuan për bukën e fëmijëve;

- Kryeredaktori RD Bledi Kasmi ndiqet penalisht se "i ra me kokë rrjetës së telit" kur raportonte protestën e opozitës kundër Qeverisë së bërë palë më krimin e drogën.

KyËshtëShtetiEdiRamës

KjoËshtëReformaNëDrejtësitëEdiRamsës.

 

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, që i dha lirinë ish-ministrit Saimir Tahiri, i cili po hetohet për përfshirje në trafik droge. Përmes një statusi plot ironi, Paloka thekson se kryeministrit Edi Rama i është kërkuar që të largojë ministrin Fatmir Xhafaj, ndërkohë që liroi Tairin.

Postimi i Palokës

I thone te largoj Fatmir Xhafajn, ky liron edhe Sajmir Tahirin…Fajin per mos hapjen e negociatave sigurisht qe e ka opozita…

Pas protestës së të shtunës, duket se Partia Demokratike nuk është ndalur.Ka qenë kreu i Forumit Rinor të Partisë Demorkatike, Belind Këlliçi, ka lajmëruar protestën e radhës. Me anë të një fotoje në Facebook, Këlliçi, ka lajmëruar se nesër në 12 opozita proteston sërish tek ministria e Brendshme.

belind.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036578178405762