INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Liroi të kërkuarin nga Interpoli, Manjani shkarkon drejtorin e burgut të Shën Kollit

Liroi të kërkuarin nga Interpoli, Manjani shkarkon drejtorin e burgut të Shën Kollit

Publikuar më: 14:41 24-05-2016

Kant Ndoja, Drejtori i burgut të Shën Kollit, është shkarkuar nga detyra me urdhër të Ministrit të Drejtësisë. Mësohet se Manjani ka shkarkuar drejtorin e burgut të Shën Kollit, për shkak të neglizhimit në kryerjen e detyrës. Firma për shkarkimin e tij është bërë dy ditë pasi Ndoja ka firmosur lirimin e të dënuarit Shuaip Zukaj nga Kosova, një i dënuar me 20 vjet burgim.
Ndërkohë më herët, ministri Manjani ka shkarkuar edhe tre punonjës të këtij burgu, ndërsa prokuroria firmosi arrestimin e juristit të burgut. Manjani deklaroi se mbështet Prokurorinë për hetimet pasi sipas tij shkarkimet janë veprimi më minimal.
Dy ditë më parë, nga burgu i Shën Kollit u lirua i kërkuari prej 10 vitesh nga Interpol-i dhe drejtësia e Kosovës, Shaip Zukaj. Zukaj, shtetas kosovar, është ekstraduar pak kohë më parë nga Belgjika në Tiranë për llogari të një dënimi të dhënë nga Gjykata e Lezhës ku ai ishte i përfshirë në një krim.

Article Logic
Execution time: 0.0037460327148438