INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lista e 100 zyrtarëve të korruptuar sipas Ramës, reagon edhe Basha

Lista e 100 zyrtarëve të korruptuar sipas Ramës, reagon edhe Basha

Publikuar më: 20:56 12-07-2017

Kreu i ngrirë i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar për listën e 100 zyrtarëve të korruptuar që ka nxjerrë Rama në Facebook. Përmes një statusi, Basha shkruan se Rama është bërë si Hoxha, dhe se kërkon ta kapë drejtësinë për vete.

STATUSI

Lista e turpshme e publikuar nga Edi Rama dëshmon atë që Partia Demokratike dhe unë kemi thënë katër vjet rresht: për Edi Ramën drejtësia është ai vetë, shteti është ai vetë. Për të nuk ka ligj, nuk ka të drejta njerëzore, nuk ka llogaridhënie.

Ai vendos se kush është fajtor e kush jo, kush duhet dënuar e kush jo. Ai nuk e ka problem të përlyejë, akuzojë dhe turpërojë publikisht si në kohën e Enver Hoxhës. Jo rastësisht në listën e tij nuk janë hajdutët dhe kriminelët e vërtetë shtetërorë: mungon ai vetë, mungojnë Ilir Beqaj, Sajmir Tahiri, Damian Gjiknuri dhe gjithë ministrat dhe drejtuesit kryesorë shtetërorë që kanë privatizuar qeverinë për vete, për kriminelët dhe për klientët e tyre.

Ai që dhunoi zgjedhjet, tani ka filluar të dhunojë të drejtat e njerëzve. Ndaj duhet bashkimi i dokujt për një përballje popullore të fortë dhe të vërtetë për ta ndalur dhe për t’u kthyer pushtetin qytetarëve.

Article Logic
Execution time: 0.0038230419158936