INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lista e atletëve që do na përfaqësojnë në Rio. Ja datat kur do garojnë

Lista e atletëve që do na përfaqësojnë në Rio. Ja datat kur do garojnë

Publikuar më: 18:24 04-08-2016

Më në fund skuadra jonë olimpike për Rio 2016 është gati. Tre prej tyre janë tashmë në Rio dhe dhe tre të tjerë do të udhëtojnë drejt Brazilit. 6 sportistët që do të përfaqësojnë ngjyrat kuqezi në këtë ngjarje sportive, më 29 korrik kanë zbarkuar në fshatin olimpik ku po zhvillojnë seancat e fundit stërvitore para provave zyrtare. Ata janë Luiza Gega, Izmir Smajlaj, Sidni Hoxha, Briken Calja, Nikol Merizaj dhe Evangjeli Veli.

- Peshëngritësja Evangjeli Veli do të jetë e para që do të ngjitet në pedanë më 7 gusht, në kategorinë deri në 53 kilogramë.

- Dy ditë më pas do të jetë radha e shtangistit Briken Calja, i cili do të synojë zonën e medaljeve në peshën 69 kg.

- Po më 9 gusht, Sidni Hoxha do të garojë në disiplinën e notit 50 metra stil i lirë, ndërsa të nesërmen do të jetë notarja Nikol Merizaj në 100 po i njëjti stil.

- 12 gushti është dita kur Luiza Gega do të zbresë në pistë për garën e 1500 metrave. Katër ditë më pas, rekordmenia shqiptare do të provojë të kualifikohet në finale edhe në 3000 metra me pengesa.

- Në datën 12 do të synojë finalen në kërcim së gjati Izmair Smajlaj, një nga sportistët më premtues të atletikës shqiptare

Article Logic
Execution time: 0.0037219524383545