Në mbledhjen e saj të parë, Kryesia e Partisë Socialiste miratoi një udhëzim, sipas të cilit do të zhvillohen zgjedhjet brenda partisë për zgjedhjen e 61 krerëve të degëve.
Sipas këtij udhëzimi, Asambleja Socialiste e Bashkisë do të mblidhet për të miratuar kandidaturat e mundshme, dhe do t’ja dërgojë ato Kryesisë së PS brenda datës 17 maj. Më pas do të jetë kryesia e madhe e partisë ajo që do të bëjë seleksionimin përfundimtar dhe kandidaturat e miratuara do të hidhen në garë në bazë për tu zgjedhur brenda datës 25 maj.
Në këto kushte, në bazën socialiste ka filluar tashmë gara mes pretendentëve, të cilët kërkojnë jo vetëm propozimin në bazë, por edhe mbështetjen e ministrave dhe deputetëve për të marrë miratimin e kryesisë përpara se të hidhen në garën me votë në asamblenë e Bashkisë.