Pas publikimit të listës paraprake të fituesve në universite dhe dëshpërimit të shumë prej tyre, që ende nuk kanë fituar ka reaguar dhe Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. Ai ka qetësuar disi maturantët kandidatë për në universitete se lista përfundimtare del në 11 shtator dhe për të gjithë ata që të gjithë që kanë paqartësi Koni thotë se mund të ankimohen.
“Nga dita e sotme të gjithë kandidatët, të cilët kanë aplikuar kanë në faqet e tyre zyrtare listën e plotë, renditur sipas pikëve. Brenda 3 ditëve secili mund ti drejtohet fakulteve nëse ka pretendime.” – tha rektori i UT.
Sipas tij regjistrimet bëhen nga data 13 deri në datën 20 shtator. Ato mund të bëhen online në portalin e Maturës Shtetërore dhe regjistrimi fizik me dokumentet përkatëse bëhet pranë fakulteteve ku do të vijojë studimi.
Rreth 30% e kuotave të UT priten të mbetet bosh në raundin e parë, pasi fituesit mund të kenë konkuruar në disa fakultete.