246.8 milionë euro. Kjo është vlera aktuale e merkatos së lojtarit më të shtrenjtë në botë, sipas një studimi të Observatorit “CIES Football” (Qendra Ndërkombëtare për Studime Sportive), një institut kërkimor sportiv, i varur nga Universiteti i Neuchâtel. Ky nder do të korrespondojnë me Neymar, i cili në këtë renditje shoqërohet nga afër prej një bashkëlojtari te Barcelona, Leo Messi. Argjentinasi, në çdo rast, është larg nga braziliani. “La Pulga” llogaritet vetëm në vlerën e 170.5 milionë eurove. Renditja në fjalë bëhet në bazë të një algoritmi, që merr në konsideratë tregues të ndryshëm të merkatos dhe performancës atletike. Ajo kushtëzohet fuqishëm nga një parametër: mosha e lojtarëve. Në mesin e “top-10” lojtarëve me vlerë më shumë se 100 milionë euro, vetëm Messi dhe Cristiano Ronaldo i kalojnë 25 vitet. Portuguezi i Real Madridit, në fakt, e sheh veten vetëm në vendin e shtatë, me 126.5 milionë euro vlerësim. Podiumi i këtij klasifikimi plotësohet nga Paul Pogba, me një vlerë prej 155.3 milionë euro. Pas francezit pozicionohen dy futbollistë të tjerë që janë pjesë e La Ligës, Antoine Griezmann në vendin e katërt dhe Luis Suarez në të pestin. Listën e 10 futbollistëve me vlerën më të lartë në merkato e mbyllin Dybala i Juventusit, Dele Alli i Tottenhamit dhe Eden Hazard i Chelseat.