Padiskutim një nga personazhet më të dashur të njohur shqiptarë është edhe trashëgimtarja e “Top Channel”, Lori Hoxha.
Lori tani ka një rol mjaft të rëndësishëm në televizionin ku u rrit, ajo është producentja e “Big Brother VIP”. Më fund në një interviste eksluzive me Jonida Aliçkollin në TAR na zbuloi shumë të pathëna.
Producentja këtë herë u vendos përballë një liste personazhesh VIP, nëse do të jenë pjesë e “BBAVIP”, apo nëse janë kontaktuar nga produksioni. Duke filluar nga Rudina Dembacaj, Robert Aliaj, Arjola Demiri, Romeo dhe Donald Veshaj, Semi Jaupaj, Rozana Radi, Beatrix Ramosaj, Bleona, Fatma Haxhialiu, Alex Seitaj, Ema Andrea e shumë e shumë të tjerë, producentja është përgjigjur nëse janë kontaktuar apo jo. Por, jo vetëm kaq. Lori madje nga emrat e përmendur ka arritur të zbulojë që një pjesë e tyre do të jenë brenda shtëpisë.
“Besoj që të gjithë janë kontaktuar, i gjithë showbiz-i shqiptar është kontaktuar. Me përjashtim të Robert Aliaj, por me mendimin se do të jetë i ngarkuar me ndonjë projekt tjetër, por jo për ta përjashtuar. Ish- konkurrentët e “Big Brother” nuk janë kontaktuar. Nw dijeninë time të gjithë këta janë kontaktuar. Realisht unë nuk jam marrë me përzgjedhjen e personazheve sepse kam dashur që produksioni të rrijë jashtë kontentit. Sepse kjo është më e drejtë në fund të ditës.”, u shpreh Lori, teksa zbuloi se ky edicion do të ketë dy opinionistë.
“Opinonistët janë dy. Është një grua dhe një burrë. Donim dy që të balanconim njëri-tjetrin dhe të kishim sa më shumë opinione të mira. Po ashtu janë shumë karaktere të ndryshme dhe janë në profile të ndryshme. Kështu që shpresoj të gjenden mirë dhe nuk janë afër mendjes. Nuk janë këto opinonistët që priten gjithmonë të jenë. Nuk është Arian Konomi (qesh).”