INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Lista e zezë”, Halimi gjyqtarëve dhe prokurorëve: Ose kallëzoni Ramën ose....

“Lista e zezë”, Halimi gjyqtarëve dhe prokurorëve: Ose kallëzoni Ramën ose....

Publikuar më: 10:41 13-07-2017

“Lista e zezë” e Kryeministrit Rama ka sjellë reagime të forta në opinionin publik dhe politik. Edhe deputeti demokrat, Eduard Halimi, ka reaguar ashpër nga publikimit të listës së zyrtarëve të korruptuar nga kryeministri Rama.

Përmes një postimi në facebook, Halimi thotë se raporti i publikuar dje është antikushtetues dhe si i tillë kërkon reagim të fortë ligjor dhe jo retorikë.
Duke u ndalur posaçërisht në 30 emrat e prokurorëve dhe gjyqtarëve në listën e zezë, Halimi thekson se akti i djeshëm i Ramës bën nul përpjekjet për një reformë reale në drejtësi, për një vetting të vërtetë.
Duke e cilësuar aktin individual për secilin prej tyre, Halimi thotë se kjo kërkon përgjigje të forte ligjore individuale. Ai i apelon që të hidhen në veprim dhe mos të presin avokati nga opozita.
Eduard Halimi:
“Nëse ju 30 gjyqtarë e prokurorë heshtni, nuk padisni individualisht penalisht Kryeministrin sot, atëherë mos shkoni të uleni fare në zyrën që ua paguajnë qytetarët, por ikni, nuk duhet të qëndroni asnjë minutë në karrigen e gjyqtarit apo prokurorit. Nëse ju jeni në atë listë dhe e dini se akuza e KM qëndron por shpresoni ti shmangeni apo kjo të fashitet nga lajme të tjera të rënda që shoqërojnë realitetin ku ndodhemi, jeni të mjerë”.

Article Logic
Execution time: 0.0035710334777832