INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Lista e zezë”, kryeministri Rama u përgjigjet kritikëve: Do shtohen të tjerë emra

“Lista e zezë”, kryeministri Rama u përgjigjet kritikëve: Do shtohen të tjerë emra

Publikuar më: 17:46 13-07-2017

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me qytetarët e Durrësit, në vijim të dëgjesave publike. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët për atë që është cilësuar si “lista e zezë” e tij, ku publikoi 100 emra zyrtarësh që konsideroheshin nga qytetarët si të korruptuar, Rama ka reaguar edhe ndaj kritikëve.

Rama e ka sqaruar këtë situatë duke thënë se “Nuk ka listë të zezë të asnjë lloj forme është thjesht një raport komentesh. Kush e interpreton këtë si metodë të re dhe si instrumenti që bëhet për të krijuar një klimë terrori… Gjithçka do të bëhet në mënyrë ligjore, demokratike dhe gjithçka është e struktuaruar nuk është çështje facebooku, është e strukturuar deri në detaj”.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Shteti ka për detyrë t’i respektojë njerëzit, zyrat e shtetit kanë për detyrë t’u përgjigjen njerëzve qoftë kërkesë e drejtë apo e padrejtë, kush nuk e bën  ka për detyrë të mabjë përgjegjësi. Më vjen për të qeshur me reagimet që kanë bërë në lidhje me listën e publikuar në faqen time në facebook.

Nuk ka listë të zezë të asnjë lloj forme është thjesh një raport komentesh. Kush e interpreton këtë si metodë të re dhe si instrumenti që bëhet për të krijuar një klimë terrori… Gjithçka do të bvëhet në mënyrë ligjore, demokratike dhe gjithçka është e struktuaruar nuk është çështje facebooku, është e strukturuar deri në detaj. Kush është hedhur përpjetë duke pretenduar se ka vërejtur një shkelje të të drejtyave të njeriut nuk di ça thotë. Mekanizmi që ne do të ndërtojmë do të jetë një mekanizëm shumë i strukturuar. Pra platëfprma e bashkëqeverisjes ku çdo anëtar i këtij koalicioni do të ketë akses për mes një platforme online. Do të ketë mbrapa një grup që do të bëjnë një punë verifikimi argumentimi dhe ballafaqimi me të vërtetën.

Për të vënë përballë jo vetëm rastet që kërkojnë rryshfet poir edhe rastet kur nuk dinë të thonë mirëmëngjes.. dhe që ju përplasin derën në fytyrë qytetarëve… Këto dëgjesa nuk janë as formale as për të humbur kohë… Edhe një muaj tjetër pqër të dëgjuar është i domosdoshën sepse ne duan të hapin një platformë të re sepse kjo bashkëqeverisja që unë kërkoj nuk mund të bëhet veç me fjalëe. Në këto dëgjesa ne marrin të gjiothë informacionet e nevojshme dhe jo për të marrë vesh gjërat  që dimë sepse siç tha Vangjushi ne nuk kemi  ardh nga hëna, por për të dëgjuar se cilat gjëra do të kenë përparësi. Paralelisht me këto dëgjesa ne kemi 2 grupe tjera. 1 grup që punon për të verifikuar të gjithë liçensat e panevopjshme dhe ëpr të bërë një shkurtim drastik të zinxhirit të burokracisë…

Article Logic
Execution time: 0.004033088684082