INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lista e zonave të banuara që rrezikojnë të përmbyten nga shirat [VIDEO]

Lista e zonave të banuara që rrezikojnë të përmbyten nga shirat [VIDEO]

Publikuar më: 17:40 04-09-2017

Ditët e fundit vendi u përfshi nga reshjet e shiut, gjë që na rikujtoi qe verës i erdhi fundit dhe po hyjmë në stinët e ftohta.

Me ardhjen e vjeshtës rinisin dhe reshjet e shiut të cilat janë më prezentë përgjatë periudhës Nëntor- Mars, duke sjell kështu dhe përmbytje në shumë zona të Shqipërisë.

Sipas Këshillit Kombëtar të Ujit zonat të cilat janë më të rrezikuarat nga përmbytjet janë Ultësira perëndimorë dhe zonat përgjatë baseneve ujore të lumenjve, Bunë, Drin, Vjosë, dhe Seman duke rrezikuar kështu 8 mijë banesa dhe 50 mijë persona.

Në janar të vitit 2016 lumi Vjosë solli dhe përmbytjen më të rëndë të regjistruar që prej viti 1954.

Këshilli kombëtar i Ujit ka analizuar se dhe bregdeti do bëhet një burim përmbytjesh për zonat e banuara që janë nën nivelin e detit, ku deri në vitin 2050 niveli u ujit pritet të rritet deri në 15 cm.

Shkaqet që po sjellin rritjen e përmbytjeve janë kryesisht shpyllëzimi i pa kriter, mungesa e menaxhimit të shtretërve të ujit, dhe ndërtimi i banesave pa marrë mendimin e një specialisti nëse zona është e përshtatshme për të jetuar.

Gjithashtu temperaturat e larta kanë ndikuar në rritjen e përmbytjeve pasi thatësira mund të ndryshojnë strukturën e dherave në mënyrë të tillë që mund të humbasin në mënyrë të konsiderueshme kapacitetin për të thithur reshje.

Zonat më kritike ku toka paraqitet me dëmtime serioze janë Shkodra, Tropoja, Saranda dhe Gjirokastra.

 

Article Logic
Execution time: 0.0024490356445312