INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lista Serbe për Ushtrinë e Kosovës: Prishtina po krijon zjarr e tym në gjithë rajonin

Lista Serbe për Ushtrinë e Kosovës: Prishtina po krijon zjarr e tym në gjithë rajonin

Publikuar më: 14:16 12-12-2018

Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiç tha se krijimi i ushtrisë së Kosovës do të krijojë një zjarr politik në rajon. Lista Serbe pret që BE dhe komuniteti i ndërkombëtarëve ti bëjnë presion Prishtinës për t’u tërhequr nga formimi i ushtrisë së Kosovës, deklaroi kryetari Slavko Simiç. “Nëse kjo ndodh të premten, jam i sigurt se do të ketë tensione të mëdha dhe se Prishtina do ta krijojë një flakë të re politike të cilën do ta përdor edhe ndaj popullit serbë në Kosovë, por edhe ndaj Beogradit, e me shumë siguri se një flakë e tillë politikë, nëse krijohet, do të krijojë tym në gjithë rajonin”, deklaroi ai për “TV Prva”.
I pyetur se cili do të jetë reagimi i Listës Serbe ndaj formimit të mundshëm të ushtrisë së Kosovës dhe nëse tashmë janë konsultuar me Beogradin, Simiç ka thënë se Lista Serbe është vazhdimisht në komunikim me presidentin Aleksandër Vuçiç, drejtorin e zyrës për Kosovë, Marko Gjuriç, kryeministren Ana Bërnabiç dhe me gjithë qeverinë serbe. "Ata po zhvillojnë aktivitete diplomatike çdo ditë për të njohur bashkësinë ndërkombëtare për gjendjen e brishtë të sigurisë në këtë rajon," tha Simiç. Përfaqësuesit e Listës Serbe, shtoi ai, presin rrjedhën e seancës të premten dhe nëse kalon votimi për ushtrinë në kuvend, pritet të paraqesin ankesë në Gjykatën Kushtetuese në mënyrë që të paktën të shtyjnë procesin. “Nëse Gjykata Kushtetuese bëhet objektive, profesionale dhe nëse tregon integritetin e saj institucional, është e sigurt se do të shfuqizonte votimin, sepse paraqet shkelje të plotë të kushtetutës së Kosovës”, u shpreh ai.

Article Logic
Execution time: 0.0038020610809326