INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lista të hapura! LSI e ka seriozisht, dorëzon amendamente në komisionin e reformës

Lista të hapura! LSI e ka seriozisht, dorëzon amendamente në komisionin e reformës

Publikuar më: 12:48 17-10-2016

Rreth 3 ditë më parë, në një tryezë ku u diskutua reforma zgjedhore, Ilir Meta hodhi idenë e listave të hapura. Kjo sipas tij do të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në fuqizimin e demokracisë së vendit por dhe partive politike. Por tashmë, Lëvizja Socialiste për Integrim duket se do të ndërmarrë hapa konkretë. Kryetari i grupit kuvendor të LSI, Petrit Vasili në një prononcim për mediat tha se çështja e listave të hapura do të jetë pjesë e diskutimeve në komisionin  e posaçëm të reformës zgjedhore. Ndaj LSI pritet të dorëzojë një amendim të posaçëm pranë komisionit.
Petrit Vasili:
“Listat e hapura janë një praktike evropiane, këtë do e propozojmë dhe në komisionin e reformës zgjedhore. Sa i përket kundërshtive për listat e hapura, secili ka opinionin e tij. Ideja themelore është gjithnjë e më shumë që zgjedhësit të jenë gjithmonë e më të ndërgjegjshëm se kë zgjedhin dhe kush do t’i përfaqësojë. Një praktikë që edhe vendet e tjera e kanë zbatuar. Pra është një praktikë që mund të konsiderohet pa asnjë mëdyshje një praktikë evropiane. Sigurisht që ky është një qëndrim politik dhe ne do ta mbajmë edhe në komisionin e reformës zgjedhore”.
Praktikimi i listave të hapura për deputetë në zgjedhjet e përgjithshme të 2017, e bën votimin e tyre të drejtpërdrejtë nga votuesit.

Article Logic
Execution time: 0.0029580593109131