INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Listat e deputetëve. LSI do marrë pëlqimin e anëtarësisë [Video]

Publikuar më: 18:10 30-01-2017

Lëvizja Socialiste për Integrim do të kërkojë mendimin e anëtarësisë së saj për kandidatët për deputetë që do të propozojë në zgjedhjen e përgjithshme të 18 qershorit. Kreu i LSI- së Ilir Meta deklaroi se “LSI për listat që do të paraqesë për kandidatët për deputet do të kërkojë mendimin e çdo anëtari të saj kudo në të gjithë vendin”. Kjo është mënyra e duhur sipas kreut të LSI për ti dhënë më shumë përgjegjësi anëtarëve, por edhe deputetëve. “Unë besoj se në këtë mënyrë ne do të japim më shumë përgjegjësi jo vetëm anëtarëve për të shprehur përkrahjen e tyre për ato që do t’i përfaqësojë për katër vitet e ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë, por njëkohësisht do t’i japim më shumë përgjegjësi deputetëve që të kuptojnë detyrimin që kanë ndaj çdo anëtari dhe ndaj çdo qytetari që do t’i votojë ata për datën 18 qershor në Kuvendin e Shqipërisë”-deklaroi Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0037550926208496