Situata politike në Shqipëri është pasqyruar gjerësisht edhe në mediat ndërkombëtare.
Prestigjiozja Euronews ka raportuar hap pas hapi gjatë të gjithë kohës atë se çfarë po ndodh në Tiranë muajt e fundit duke nisur nga protestat e opozitës për të mbërritur edhe tek vendimi i presidentit Meta për të anuluar datën e zgjedhjeve.
Në një lidhje direkte reporteri i Euronews Albania Ernest Bunguri ka biseduar drejtpërdrejt me drejtuesin e emisionit “Goodmorning Europe”.
Duke parashtruar një panoramë të përgjithshme të zhvillimeve më të fundit në Tiranë, gazetari në studio në Lion të Francës shtron pyetjen sesi e kanë pritur protestuesit dhe kryeministri Rama vendimin e presidentit Meta për shtyrjen e zgjedhjeve.
Dhe nga Euronews Albania Ernest Bunguri prezantoi me detaje aktin e sotëm të Presidentit Meta e më tej tha se Rama e ka quajtur të paligjshme.