INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Liverpool bën çmendurinë, blen mbrojtësin më të shtrenjtë të historisë së futbollit për 84 milion Euro [FOTO]

Liverpool bën çmendurinë, blen mbrojtësin më të shtrenjtë të historisë së futbollit për 84 milion Euro [FOTO]

Publikuar më: 20:19 27-12-2017

Ende pa nisur zyrtarisht merkato e janarit Liverpul ka arritur të bëjë përforcimin e parë në merkato dhe ky transferim nuk është dosido, pasi për futbollistin janë paguar 84 mln euro.
Virxhil Van Dijk është një lojtar i Liverpool-it dhe tani transferimi i tij thjesht pret hapjen zyrtare të merkatos së janarit për të plotësuar procedurat burokratike të ndërrimit të klubeve. Livepuli bëri të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale se kishte arritur akordin me mbrojtësin e Sauthempton, me një foto ku ai shfaqej me fanellën legjendare të këtij klubi.

van-dijk.jpg

Futbollisti holandez kreu sot të gjitha vizitat mjekësore për klubin e tij të ri, i cili ka vendosur të paguajë një shifër prej 75 milionë paund për të siguruar kartonin e tij, një nga transferimet më të shtrenjta në historinë e futbollit botëror dhe padyshim më e kushtueshmja sa i përket një mbrojtësi.

Edhe Mançester Siti me Çelsin ishin interesuar për lojtarin 26-vjeçar, por në fund ishte Livepruli ai që finalizoi gjithçka duke plotësuar kërkesën financiare si të Sauthempton, ashtu edhe të futbollsitit i cili pritet të fitojë rreth 180 mijë paund në javë në klubin e tij të ri.

Article Logic
Execution time: 0.0033249855041504