Liverpooli është fituesi i Champions League për sezonin 2018/2019. Skuadra e Jurgen Klopp ka triumfuar pastër 2-0 në finalen e Madridit, duke i dhënë më në fund trofeun e parë strategut gjerman në finalen e tij të tretë në histori. Tottenham zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, por “The Reds” u mbrojtën mjaft mirë. Mauricio Pochettino surprizoi në formacionin që hodhi në fushë duke lënë në stol futbollistin që e dërgoi në finale me tri gola, Lucas Moura. Ndeshja do të niste në mënyrën më të keqe të mundshme për “Spursat” pasi pas 30 sekondash Sissoko prek një top me dorë në zonë, teksa për gjyqtarin Skomina nuk ka asnjë dyshim.
Nga pika e bardhë shkon Salah, duke arritur që të shënonte përballë portierit Lloris. Tottenham përpiqet të reagojë pas pësimit të golit, por vuan shumë mungesën e hapësirave në gjysmëfushën e kundërshtarëve. Alexandre-Arnold ndërkohë lëshon një bombë nga distanca në minutën e 20-të, por për fatin e mirë të portierit të “Spursave” përfundon jashtë kuadratit. Në minutën e 37-të, Robertson provoi me një të majtë potente, që do të ndalej nga “gardiani” i Tottenhamit. Më tej në minutat në vijim loja flet më shumë për skuadrën e Pochettinos, por Son nuk është në mbrëmjen e tij më të mirë, ndërkohë që Arnold dhe Robertson mbrojnë mjaft mirë aksionet e shpejta të Kane dhe Eriksen. Ky i fundi nuk arrin që të koordinohet mirë në fundin e pjesës së parë, pasi tentativa e tij me të majtën është për t’u harruar. Harry Kane ka luajtur 45 minutat e para më të shëmtuara këtë sezon, duke e prekur topin, sipas statistikave të “Opta”, vetëm 11 herë dhe duke mos prodhuar asgjë.
Fillimi i pjesës së dytë flet vetëm për Tottenhamin që shton presionin, duke krijuar shanse të rrezikshme me Harry Kane, i cili vuan mbulimin e afërt të van Dijk dhe Matip. Klopp ndërkohë ndërhyn për të përmirësuar lojën e ekipit të tij duke aktivizuar heroin e gjysmëfinales, Origin dhe Milner. Ky i fundit futet mjaft mirë për “The Reds”, pasi do të krijonte një shans të artë në minutën e 68-të, me një goditje në hyrje të zonës që shkoi ngjitur me shtyllën e portierit Lloris. 4 minuta më pas Dele Alli provonte të befasonte Alisson me një parabël të bukur brenda zonës.
Në minutën e 78-të, do të ishte sërish mesfushori anglez ju afruar golit me një goditje me kokë, ndërkohë që Son vendosi në provë Alisson me një “bombë” nga distanca. Në minutën e 84-t, do të ishte sërish brazilian i Liverpoolit që bën një mrekulli, duke ndalur tentativën e Eriksen nga një goditje dënimi. Në momentin më të mitë të Tttenhamit, 3 minuta nga fundit i kohës së rregullt, Liverpooli shënon edhe golin e dytë me Origin, i cili realizon një gol të bukur me një goditje me të majtën. “Spursat” provuan në të gjithëa mënyrat edhe nëminutat shtesë, por ishte e pamundur për të mposhtur Alisson, i cili ishte i pakalueshëm.
Tottenham-Liverpool 0-2
2’ 0-1 Nis në mënyrën më të keqe finalja për Tottenhamin, teksa skuadra e Klopp kalon në avantazh nga pika e bardhë me Mohamed Salah, duke mposhtur portierin Lloris.
87’ 0-2 3 minuta nga fundit i kohës së rregullt, Liverpooli shënon edhe golin e dytë me Origin, i cili realizon një gol të bukur me një goditje me të majtën.