INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Liverpool nuk ndalet, mposht edhe Leicester dhe mban kreun

Liverpool nuk ndalet, mposht edhe Leicester dhe mban kreun

Publikuar më: 14:38 01-09-2018

Tashmë nuk ka dyshime, Liverpool ka hedhur kandidaturën për t’u shpallur kampion në Premier League në këtë sezon. Katër fitore radhazi, e fundit sot 2-1 në fushën e Leicester City, tregojnë forcën e të kuqve, që kërkojnë titullin pas 28 vitesh.

“Të kuqtë” e mbyllën pjesën e parë në avantazh të dyfishtë në “King Power Stadium”. Golin e parë e shënoi Saido Mane, pas dhjetë minutash lojë. Senegalezi, me katër gola, është golashënuesi më i mirë i kampionatit anglez.

Në fundin e pjesës së parë, gjatë një goditje nga këndi, braziliani Roberto Firmino shënoi me kokë, pas krosimit të kapitenit James Milner.

Leicester hyri në lojë, duke përfituar nga një gafë trashanike e Alisson. Portieri brazilian rrezikoi duke dashur të driblojë një futbollist kundërshtar, i cili ja vodhi topin, por dhe e hodhi në zonë, atje ku Ghezzal ngushtoi diferencën për vendasit.

Gjithsesi, ekipi i Klopp e ruajti fitoren deri në fund dhe konsiderohet favorit për titullin në Premier League, duke shënuar 9 gola deri tani dhe pësuar vetëm 1 të tillë.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0015959739685059