INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Liverpool shkatërron Barcelonën në miqësore [VIDEO]

Publikuar më: 07:25 07-08-2016

Liverpooli ka fituar ndaj Barcelonës në kuadër të turneut miqësor në kuadër International Champions Cup. Stadiumi i mrekullueshëm i “Wembley” ishte dëshmitar i një fitoreje të madhe dhe të lavdishme, edhe pse bëhet fjalë vetëm për një miqësore, që Liverpool arriti me rezultatin 4-0 ndaj Barcelonës së Lionel Messi dhe Luis Suarez, që deri tani nuk kishte humbur asnjë nga ndeshjet përgatitëse. Te skuadra “blaugrana” mungonte Neymar, i impenjuar me Brazilin në Rio 2016. Mungonin edhe Umtiti dhe Gomes, që janë ende në pushim pas Euro 2016. Klopp e kishte paralajmëruar Luis Enrique, duke thënë: “Për ne është ndeshje e vërtetë. Javën tjetër nis kampionati.”

Ndeshja u zhbllokua nga Mane, i blerë nga Southampton për 40 milionë euro, pas një aksioni të bukur të skuadrës së Jurgen Klopp, në minutën e 15-të. Barcelona reagoi me Leo Messi, i cili goditi shtyllën, por nuk arriti të barazojë. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për “të kuqtë”.

Në pjesën e dytë, dy gola të shpejtë të shënuar nga Liverpool, gjunjëzuan përfundimisht Barcelonën. Në fillim erdhi autogoli i Mascherano, ndërsa Origi realizoi golin e tretë, pas një gabimi të Sergio Busquets. Ndeshja praktikisht u mbyll, por as zëvendësimet e shumta nga të dyja palët nuk e ndryshuan inertësinë e miqësores. Liverpool kompletoi “poker” me golin e shënuar nga i riu Grujic, 20 vjeç.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034580230712891