Pesë ndeshje, pesë fitore, dhe 15 pikë për Liverpoolin. Ka qenë start perfekt për skuadrën e Jurgen Klopp, transmeton FutbollFanatik. Liverpooli ka rënë në vednin e dytë pas fitores 4-1 të Chelseat kundër Cardiff Cityt të shtunën pasdite, por ju nuk mund të mos jeni impresionuar, me mënyrën se si ”Të Kuqtë” kanë startuar sezonin.
Ata e startuan me një fitore 4-0 kundër West Ham United në fundjavën hapëse dhe që nga atëherë, ata kanë mposhtur Crystal Palace 2-0, Brighton 1-0, Leicester 2-1 dhe tani Tottenhamin 2-1.Ata mund të mos kenë qenë në më të mirën e tyre, por Klopp nuk do të ankohet.Derisa kanë fituar pesë ndeshjet deri tani, ata mbeten vetëm favoriti i dytë për ta fituar Premier Leaguen.
Por kjo nuk është hera e parë që Liverpooli ka fituar pesë ndeshje në top division.Në fakt, ata e kanë bërë këtë në dy raste të mëhershme. Por ku përfunduan secilën herë?Në edicionin 1978/79, kur ”Të Kuqtë” kishin fituar pesë ndeshjet e para, siç mund të shihni, ata ishin shpallur kampionë.