Kryeprokurori, Adriatik Llalla sot dorëzon detyrën pasardhëses së përkohëshme Arta Marku. Ai ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme rreth orës 10. Mësohet se kryeprokurorja e re Marku shoqërohet nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genc Gjonçaj.
Arta Marku u zgjodh kryeprokurore e përkohshme një ditë më parë nga mazhoranca me 69 vota. Seanca u kontestua nga opozita, pasi ishte kundër procedurave. Militantë dhe simpatizantë të opozitës së bashkuar protestuan jashtë Kuvendit, duke u përplasur me policinë, ku pati dhe persona të lënduar, por dhe brenda në sallë deputetë protestuan deri në përplasje fizike me punonjësit e gardës.