INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Llalla i shpëton vettingut, KPK ndërpret procesin e rivlerësimit

Llalla i shpëton vettingut, KPK ndërpret procesin e rivlerësimit

Publikuar më: 13:58 16-02-2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nxjerr jashtë procesit të rivlersimit të Vettingur ish kryprokuruorin Adriatik Llalla.
Vendimi është marr nga trupa gjykuese me kryesues Roland Ilia, ndërsa përbëhej edhe nga Pamela Qirko dhe Olsi Komici.

Ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla u tërhoq dhe kërkoi nga drejtësia dorëheqjen nga e drejta për tu emëruar gjyqtar ne apel më 11 shkurt.

NJOFTIMI I PLOTE
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se trupi gjykues, i përbërë nga:

Roland Ilia Kryesues,

Pamela Qirko Anëtare,

Olsi Komici Relator,

Pasi mori dijeni për dorëheqjen e subjektit të rivlerësimit, z. Adriatik Llalla, më datë 12.02.2018, në zbatim të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, vendosi ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit, Adriatik Llalla.

Vendimi do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të këtij institucioni në zbatim të afatit të përcaktuar në nenin 55/7 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Article Logic
Execution time: 0.0037448406219482