INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Llalla: Vettingu duhet të vazhdojë, kërkon mbështetje nga të gjithë prokurorët e rretheve

Llalla: Vettingu duhet të vazhdojë, kërkon mbështetje nga të gjithë prokurorët e rretheve

Publikuar më: 12:25 25-09-2017

Ditën e sotme Prokurori  i Përgjithshëm zhvilloi  një takim me të gjithë prokurorët e rretheve, ai diskutoi në lidhje me profesionalizmin e tyre në kuadër të ligjit të vettingut.

Në takim u ra dakord që, deri në fund të kësaj jave të përfundojë vlerësimi profesional për prokurorët kandidatë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. 

Raportet e vlerësimit paraprak profesional do të hartohen nga një komision i posaçëm i ngritur në Prokurorinë e Përgjithshme dhe do t’i vihen në dispozicion komisionit të vettingut, i cili do të ndjekë procedurat e mëtejshme të përcaktuara në ligj.

Article Logic
Execution time: 0.0034799575805664