INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Llalla, vettingu s’mund të na "imponohet" [VIDEO]

Publikuar më: 10:51 20-02-2017

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla gjatë analizës së prokurorisë së Shkodrës për vitin 2006 ka folur dhe për vettingun duke thënë se ky proces nuk mund të përmendet nga askush për t’iu imponuar vendimeve të prokurorisë.
Gjithësesi Llalla vlerësoi se Reforma në Drejtësisë është një moment i rëndësishëm për institucionet e akuzës.
Kryeprokurori u shpreh dhe mbi kanabisin, duke shtuar se ky është një problem i madh për vendin.

“Ngarkesa më e madhe është tek veprat penale të kultivimit të lëndëve narkotike që është tepër e përhapur në të gjithë territorin e vendit dhe ku bën pjesë prokuroria e rrethit gjyqësor Shkodër e Lezhë. Duhet vlerësuar numri i procedimeve penale por zbulimi i autorëve të veprave penale vijon të jetë i ulët”, tha kryeprokurori.

Për më shumë ndiqni lajmet në IN TV...

Article Logic
Execution time: 0.0050079822540283