INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lleshaj apel për banorët me banesat më të dëmtuara nga tërmeti: Zhvendosuni përkohësisht në qendrat e pritjes

Lleshaj apel për banorët me banesat më të dëmtuara nga tërmeti: Zhvendosuni përkohësisht në qendrat e pritjes

Publikuar më: 10:51 24-09-2019

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është rikthyer në zonat më të prekura nga tërmeti i 21 shtatorit, ku përfshihen fshatrat Bodinak, Karpen, Karreç dhe Bilalas të Bashkisë Shijak. Gjatë këtyre takimeve ministri ka apeluar qytetarët të mos rrinë në banesat që janë dëmtuar shumë nga tërmetet. “Sigurisht kjo është një çështje emergjente dhe këto janë ndihma emergjente, por si zgjidhje përfundimtare që duhet të pasojë, ka nevoja të mëdha për evakuim, për një pjesë të familjeve, të cilat janë në shtëpitë e shkatërruara plotësisht si kjo që jemi këtu. Unë ftoj qytetarët, të cilët ndodhen në kushte të tilla, të mundohen të gjejnë mundësi për të bashkëpunuar dhe për t’u evakuuar drejt qendrave të pritjes që kemi krijuar në Durrrës”, ka thënë ai, duke shtuar se, “Unë e di që kanë probleme, kanë bagëti, kanë materiale por më e rëndësishmja nga të gjitha është të garantojmë sigurinë e këtyre qytetarëve. Kështu që u bëj thirrje të gjithë atyre qytetarëve që janë në kushte të ngjashme me këtë familje këtu, të bashkëpunojnë për t’u evakuuar drejt qendrave të pritjes që kemi ndërtuar!".

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0020589828491211