Policia e Shtetit duket se nuk po gjen qetësi.
Përpos vettingut, efektivët po përjetojnë një tjetër stres që lidhet me një draft i cili i ka kaluar Kuvendit me propozimin e Këshillit të Ministrave. Në të propozohen ndryshime të reja sipas të cilave, çdo efektiv që nuk pajiset me certifikatë sigurie, lirohet automatikisht nga detyra.
Sipas ligjit aktual, efektivët të cilët nuk merrnin këtë certifikatë transferoheshin në detyra të tjera që nuk lidhen me informacionet sekrete.
Ndërsa me ndryshimin e ri, ata përfundojnë automatikisht në rrugë, pa të drejtë për t’u rifutur më në polici dhe nuk u jepet kohë për verifikim.
E plotë në:http://www.newsbomb.al/lleshaj-con-draftin-ne-kuvend-cdo-efektiv-qe-nuk-pajiset-me-certifikate-sigurie-shkarkohet-automatikisht-rikthen-ligjin-e-shfuqezuar-nga-prenci-dokumenti-144600