INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lleshaj ''HABIT'' me deklaratën e tij: Çdo kush mund të ketë vrarë dikë por nuk e di

Lleshaj ''HABIT'' me deklaratën e tij: Çdo kush mund të ketë vrarë dikë por nuk e di

Publikuar më: 12:50 18-07-2019

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj mbështeti propozimet e mazhorancës për ndryshimet në kodin penal. Lleshaj u shpreh se për sa kohë që i është hequr mundësia ligjit dhe shtetit për të vrarë, duhet t’ia ngushtojmë mundësinë çdo qytetari.

Lleshaj “habiti” me deklaratën e tij kur tha se gjithsecili që mund të ketë qëlluar me armë në vitin 1997, mund të ketë vrarë dikë por nuk e di dhe nuk është i qartë për këtë fakt.

“Sa më shumë ta ngushtojmë hapësirën e përdorimit të armëve ose mbajtjes së armëve, aq më shumë i kemi shërbyer jetës së qytetarëve tanë. Mos harroni se në vitin e famshëm 97 në Shqipëri janë vrarë mijëra njerëz në mënyrë të pavullnetshme, thjesht për faktin se Shqiptarët nuk e dinin ende në atë kohë diferencën mes një instrumenti muzikor dhe një instrumenti që quhet pushkë dhe nga kënaqësia që u shkaktonte tingulli i plumbave që dilnin, kanë vrarë njerëz dhe sot nuk e dinë që kanë vrarë. I kanë hedhur ato plumba në ajër të cilët diku kanë rënë , kanë vrarë dikë dhe dikush sot nuk mund të jetë i qartë që s’ka vrarë njeri.

Paralajmërim apo jo, Ministri Lleshaj deklaroi se Shqipëria mund dhe duhet të prodhojë armë.

“Shqipëria është një vend që nuk ka kufizime në prodhimin e armëve. Parimisht edhe Shqipëria mund të prodhojë armë. Ka prodhuar, mund të prodhojë edhe nesër , mbase edhe duhet të prodhojë nesër”

Article Logic
Execution time: 0.0037951469421387