INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lleshaj krahason protestën e djeshme me atë të vitit 1997: Policia ishte gjithë kohës në zjarr...

Lleshaj krahason protestën e djeshme me atë të vitit 1997: Policia ishte gjithë kohës në zjarr...

Publikuar më: 13:16 12-05-2019

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në një deklaratë për mediat foli për protestën e opozitës së bashkuar. Lleshaj tha se protestuesit kanë hedhur bomba molotov ndaj policisë.

Lleshaj tha se nuk justifikon aspak dhunën e ushtruar ndaj policisë. Ai u shpreh se protestuesit janë i njëjti grup që kanë bërë 1997 dhe trazira të tjera, prandaj duhet reflektim edhe nga shoqëria. Lleshaj duke u ndalur te dhuna ndaj ish-funksionarit demokrat Sait Dollapi, deklaroi se policët mund të duronin edhe pak.

“Policia ishte gjithë kohës në zjarr. Ajo përballoi zjarrin dhe bombat molotov të lëshuara nga masat. Ky është i njëjti grup që ka bërë demonstrata të frikshme dhe 1997. Dhjetëra efektivë policie janë shtruar në spital. Në rastin e dhunës ndaj një ish-funksionari publik, që u dokumentua edhe në media, policia mund të kishte bërë më mirë. Forcat policore duhet të duronin edhe pak Mirëpo , mos harrojmë se policia ndodhej gjithmonë nën zjarr e dhunë.

Ky është po i njëjti grup, që kur kanë qenë në pushtet kanë vrarë 4 qytetarë në bulevard. Policia ka vepruar me përgjegjshmëri dhe efikasitet ndaj një grupimi që përdori sende të palejuara. Policia dhe qytetarët duhet të jenë sot bashkë kundër një destabilizimi të mundshëm të vendit. Forcat policore dhe qytetarët nuk do lejojnë vandalët që të veprojnë në kundërshtim me ligjin”, deklaroi Lleshaj.

Article Logic
Execution time: 0.0035979747772217