INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lleshaj: Menaxhimi i portit të Durrësit kompleks sepse ka shumë autoritete

Lleshaj: Menaxhimi i portit të Durrësit kompleks sepse ka shumë autoritete

Publikuar më: 11:31 19-03-2019

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, zhvilloi një analizë pune mëngjesin e sotëm me autoritetet kryesore që operojnë në Portin e Durrësit, më i madhi në vend.Në nisje të takimit, ministri Lleshaj u shpreh se ky port ka nevojë për përmirësime dhe se ka shumë autoritete që e bëjnë kompleks menaxhimin e tij.

“Prej shekujsh, ky vend, ndërlidhet me botën prej nga qarkullojnë mallra, njerëz, të mira materiale, kulturore, por dhe probleme që lidhen me to. Qeveria shqiptare është angazhuar që në kuadër të përmirësimit në përgjithësi të shërbimeve, në kuadër të zhvillimit të gjithanshëm ekonomik, shoqëror, kulturor të vendit, t’i kushtojë një rëndësi të madhe portave të saj.Duhet të jemi fare të qartë që nevoja për përmirësim në Portin e Durrësit është e jashtëzakonshme.

Problemi kryesor këtu në Portin e Durrësit ka të bëjë me faktin që duke qenë port i madh ka edhe shumë autoritete. Siç e shihni vetëm në këtë panel, janë një numër i konsiderueshëm drejtuesish të lartë, Drejtorësh të Përgjithshëm dhe paneli nuk i ka zënë të gjithë, sepse janë edhe disa drejtues të tjerë që nuk janë ulur në radhën e parë.

Do të thotë që kemi një numër shumë të madh autoritetesh, duke filluar nga Autoriteti Portual, nga Policia e Shtetit, nga AKU, Doganat dhe struktura të tjera, të cilat e bëjnë shumë kompleks menaxhimin e këtij Porti si një entitet të tërë.

Kohët e fundit ne kemi bërë disa sondazhe të vogla, të cilat na kanë provuar faktin që ka nevojë dhe për sondazhe dhe për ndërhyrje më të thella. Më së fundmi, gjatë një kontrolli në strukturat e policisë kufitare kemi evidentuar probleme të rëndësishme, të cilat tregojnë që nevoja për ndërhyrje të thella në drejtim të përmirësimit të standardeve të funksionimit të të gjitha institucioneve që funksionojnë në Port është e lartë.

Article Logic
Execution time: 0.0040450096130371