INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lleshaj minimizon grabitjen në Rinas. ‘Ishte një incident, asnjë për t’u alarmuar’

Lleshaj minimizon grabitjen në Rinas. ‘Ishte një incident, asnjë për t’u alarmuar’

Publikuar më: 11:03 11-04-2019

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj foli në Parlament për grabitjen e 10 milionë eurove në aeroportin e Rinasit. Ai tha se ajo ngjarje ishte një incident dhe nuk ka asgjë për t’u alarmuar. Ai përgëzoi policinë për reagimin e shpejtë. “Po ju them miqësisht nuk ka asnjë për t’u alarmuar, policia ka reaguar në kohë rekord e të paparë. Ka arritur që të sigurojë prova të rëndësishme”, tha ai.

“Ajo ngjarje na prek të gjithëve. Ishte seria e pestë e një seriali të nisur prej kohësh. Ajo që ndodhi pardje, ishte se Forcat e Sigurisë kanë reaguar fort. Kushdo mund të ketë të drejtë ti japë udhë imagjinatës, por unë them se futja në imagjinatë nuk na con gjëkundi se gjëra të tilla mund të ndodhin kudo. Nuk është kjo arsye për të dramatizuar atë që ndodhi. Morëm masa për t’i dhënë fund një historie turpi të nisur 20 vite më parë. Nëse i hyni historisë, do gjeni edhe emra të njohur që kanë kontribuar në këtë situatë. Kemi cënim dhe jo rrëzim të sigurisë, nuk mund të flasim për rrëzim të sigurisë kombëtare për atë incident që ndodhi në Rinas”, shtoi ministri Lleshaj. 

Article Logic
Execution time: 0.0039839744567871