INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lleshaj paralajmëron qytetarët: ''Nga fillimi i tetorit bëni kujdes me kartat e identitetit, sepse...''

Lleshaj paralajmëron qytetarët: ''Nga fillimi i tetorit bëni kujdes me kartat e identitetit, sepse...''

Publikuar më: 18:30 17-07-2019

Ministri i Brendshëm Sandër LLeshaj ka dhënë një informacion të rid he shumë të rëndësishëm për kartat e identitetit.

Përmes një statusi një ‘Twitter’, Lleshaj njofton të gjithë qytetarët se kartat e identitetit dhe pasaportat që skadojnë këtë vit, nga fillimi i tetorit nuk do të mund të përdoren më, nëse nuk shoqërohen me dokumentin e aplikimit.

Sipas Lleshajt, të gjithë duhet të nxitojnë sot, që të mos befasohen nesër, kur të ndalohen për të udhëtuar jashtë vendit.

‘Kartat e identitetit dhe pasaportat janë në prag të skadimit për shumë qytetarë. Nga fillimi i tetorit ato që skadojnë këtë vit nuk do të mund të përdoren më, nëse nuk shoqërohen me dokumentin e aplikimit. Të gjithë duhet të NXITOJNË sot, që të mos BEFASOHEN nesër, kur të ndalohen për të udhëtuar jashtë vendit apo kur të mos mund të marrin një shërbim tjetër brenda tij’, shkruan Lleshaj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034589767456055