INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lleshaj ultimatum policëve: Pas 15 qershorit çdo bimë kanabis përgjegjësi e juaja

Lleshaj ultimatum policëve: Pas 15 qershorit çdo bimë kanabis përgjegjësi e juaja

Publikuar më: 09:19 09-05-2019

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj gjatë mbledhjes së organizuar nga vetë ai, ka folur gjerë e gjatë rreth masave dhe ecurisë në luftën kundër kultivimit të kanabisit.

Në fjalën e tij, Lleshaj u dha ultimatum të gjithë zyrtarëve të lartë të policisë për eleminimin e kanabisit në gjithë territorin e vendit.

“Çdo bimë që kapet para datës 15 qershor është detyrë e juaja, çdo gjë që kapet pas datës 15 qershor është përgjegjësia juaj.”- u shpreh Lleshaj.

Një tjetër pikë e rëndësishme e fjalës së ministrit ishte lufta kundër krimit, ku ministri theksoi se puna do të matet me uljen e numrit të personave që janë në kërkim.

Ministri foli edhe për mbarëvajtjen dhe organizimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit duke theksuar se nuk do të ketë bllokim të procesit dhe se policët nuk janë palë politike.

Article Logic
Execution time: 0.0031681060791016