INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lleshaj: Verifikoni dokumentet e identitetit, u kushtëzohen shërbimet

Lleshaj: Verifikoni dokumentet e identitetit, u kushtëzohen shërbimet

Publikuar më: 15:55 08-01-2019

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, nëpërmjet një postimi në Facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve që të verifikojnë vlefshmërinë e dokumenteve të identifikimit.

Leshaj thekson se neglizhenca për të kryer detyrimin e pajisjes me dokumentet bazë të identifikimit mund të krijojë probleme për marrjen e shumë shërbimeve të rëndësishme.

“Pajisja me kartat e identitetit dhe pasaportat e reja për shumë qytetarë, të cilëve ato u skadojnë në gjysmën e parë të vitit 2019, është një prioritet i rëndësishëm.

Qytetarët duhet të informohen për datën e skadimit të dokumenteve, pasi me të lidhet fati i shumë shërbimeve të rëndësishme.

Zyrat e Gjendjes Civile janë në dispozicion për të informuar dhe ndihmuar qytetarët.

Neglizhenca për të kryer detyrimin e pajisjes me dokumentet bazë të identifikimit mund të krijojë probleme për marrjen e shumë shërbimeve të rëndësishme, që nga udhëtimet jashtë vendit e të tjera.

Institucionet do të kushtëzojnë dhënien e shërbimeve, për personat që janë në muajt e fundit të vlefshmërisë së dokumenteve, me paraqitjen e vërtetimeve mbi aplikimin për dokumentin e ri.

Ndaj lutem, verifikoni dokumentet e identitetit dhe mos harroni t’i bëni shërbimin e duhur vetes!” shkruan Lleshaj.

Article Logic
Execution time: 0.0036051273345947