INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lleshi: Nuk ka pasur asnjë procedim për studentët dhe pedagogët

Lleshi: Nuk ka pasur asnjë procedim për studentët dhe pedagogët

Publikuar më: 10:45 13-12-2018

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi ka shprehur habinë sot në Parlament për procedimet penale të njoftuara ditën e djeshme ndaj studentëve dhe pedagogëve. Ai tha se nuk është aspak e vërtetë që është proceduar penalisht ndonjë pedagogë dhe studentë. “Dje ka qarkulluar një lajm për fillimin e procedimeve penale për studentët dhe pedagogët. Edhe miqtë e mi pedagogë më kanë shqetësuar dje dhe në momentin e parë që kam pasur mundësi i kam kërkuar policisë informacione për këtë. Për befasinë time, ky është lajm i pavërtetë. Nuk ka pasur asnjë procedurë ndaj asnjë pedagogu dhe studenti”, deklaroi ai.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040628910064697