INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Lleshi”, përplasja Rama-Meta, ish-presidenti Moisiu: Mendoj se Presidenti...

“Lleshi”, përplasja Rama-Meta, ish-presidenti Moisiu: Mendoj se Presidenti...

Publikuar më: 14:30 11-11-2018

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar sërish Presidentit Meta kërkesën për dekretimin e Sandër Lleshit në postin e Ministrit të Brendshëm.

E teksa Kreu i Shtetit është përgjigjur duke thënë se vendimin do ta bëjë të ditur brenda afateve kushtetuese, nga Korça për këtë përplasje Kryeministri-Presidencë ka folur edhe ish-Presidenti Alfred Moisiu.

Ai beson se Ilir Meta do ta dekretojë Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm të qeverisë Rama dhe se problematika e një jave më parë është zgjidhur në diskutimet Rama-Meta.

“Mendoj se Presidenti do ta kalojë këtë dekret. Mendoj që kësaj here presidenti ka pasur kohë për ta verifikuar. Ka pasur kohë për të reflektuar mbi të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur”, tha Moisiu për mediat.

Ai gjithashtu është shprehur se Presidenti i Shqipërisë nuk është një noter pasi Kushtetuta i jep atij të drejta shqyrtuese.

“Unë e kam deklaruar edhe më herët se presidenti nuk është noter, por këto probleme zgjidhen me diskutime, mes presidentit dhe kryeministrit. Kushtetuta i jep të drejtë Presidentit të shqyrtojë” deklaroi ish Kreu i Shtetit.

Article Logic
Execution time: 0.0036118030548096