INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
llir Meta: Përshëndes një qëndrim pozitiv të Sekretarit të ri të Mbrojtjes së SHBA-ve, Mattis për Kosovën

llir Meta: Përshëndes një qëndrim pozitiv të Sekretarit të ri të Mbrojtjes së SHBA-ve, Mattis për Kosovën

Publikuar më: 10:15 29-01-2017

Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta mori pjesë në mbledhjen e strukturave të Njësisë 5 të Tiranës.

Duke u ndalur te zhvillimet në rajon, Kryetari i LSI-së përshëndeti qëndrimin pozitiv të Sekretarit të ri të Mbrojtjes së SHBA-ve për Kosovën, i cili konfirmoi se stabiliteti dhe siguria e Kosovës është një prioritet i rëndësishëm për administratën e re të SHBA-ve.

“Përshëndes një qëndrim mjaft pozitiv të Sekretarit të ri të Mbrojtjes së SHBA-ve, Mattis për Kosovën, që konfirmoi përkundër çdo lloj shqetësimi dhe paragjykimi më parë se stabiliteti dhe siguria e Kosovës është një prioritet shumë i rëndësishëm edhe për administratën e re të SHBA-ve dhe kjo është tepër pozitive duke patur në konsideratë tensionimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi kohët e fundit.

Dhe njëkohësisht shumë e rëndësishme për stabilitetin e gjithë rajonit tonë në këto kohë ndryshimesh, por edhe pasigurish”, – deklaroi Meta.

 

Article Logic
Execution time: 0.0031578540802002