INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

‘Llogaridhënia’, PD: Shihni sesi qytetari nuk lejohet të shkojë në takimin e Ramës [VIDEO]

Publikuar më: 12:45 09-06-2018

Këtë të shtunë në kuadër të fushatës së ‘Llogaridhënies’ kryeministri Rama ka qënë i pranishëm në Lushnje.

Partia Demokratike në një status në rrjetin social facebook ka publikuar një video ku tregon sesi një qytetar nuk lejohet nga policia të marrë pjesë në takim.

Sipas opozitës qytetari është ndaluar nga policia. Po ashtu në video vihet re se janë duke protestuar edhe qytetarë të tjerë.

‘Ne Lushnje qytetaret e dyshimte, qe nuk jane kontrolluar nga te besuarit e Rames, nuk lejohen te marrin pjese ne takimin e llogaridhenies se kryeministrit.
Ne video eshte nje qytetar qe po kerkon te marre pjese me deshiren per t’i bere pyetje Rames, por policia e ndalon t’i afrohet zones ku Rama po kryen takimin e inskenuar. Aty jane duke protestuar edhe qytetarë te tjerë, kundër bashkëqeverisjes me krimin. Javen e kaluar, kur Rama ishte ne Elbasan, nje zonje pjesemarrese demaskoi menyren sesi drejtuesit e PS dhe te qeverise lokale perzgjedhin njerezit dhe i detyrojne te bejne vetem ato pyetje qe do Rama, duke e shnderruar ate qe quhet llogaridhenie ne nje teater propagande’ shkruan PD në statusin e FB-së.

Article Logic
Execution time: 0.0037879943847656