INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Llogaritë bankare, anketa zbulon se në cilat qytete janë në duart e burrave dhe të grave

Llogaritë bankare, anketa zbulon se në cilat qytete janë në duart e burrave dhe të grave

Publikuar më: 09:32 08-02-2019

Shqiptarët janë të varfër dhe këtë e tregon dhe një tjetër komponent, që janë llogaritë bankare. Sipas një ankete të INSTAT, pjesa më e madhe e popullsisë shqiptare, rreth 60% nuk kanë një llogari bankare aktive.
Ndërsa bazuar në gjininë e qytetarëve vetëm 1 në 3 gra ka llogari bankare ose në total 32% e tyre, kurse tek meshkujt raporti është më i lartë, pasi 4 në 10 meshkuj të moshës 15-59 vjeç apo 40% e tyre kanë një llogari bankare në përdorim.
Aksesi për të patur një llogari bankare është i rrallë tek rinjtë, para moshës 20 vjeç. Varfëria duke qartë në zonat rurale, pasi vetëm 17% e të rriturve në fshatra kanë llogari bankare kundrejt 47% në qytet.
Më shumë llogari bankare në Dibër kanë burrat, pasi në këtë qark femrat kanë akses shumë të ulët me vetëm 13%.
E kundërta ndodh në Elbasan dhe Kukës, ku vërehet burrat kanë më pak llogari bankare, pasi vetëm 17% e tyre disponojnë para në banka.
Shpërndarja e llogarive bankare është e më e shpeshtë në popullsinë me status me të lartë pasuror.
Aksesi në një llogari bankare, nga 8% në mesin e mesin e grave me të ardhura të ulëta, shkon në 63% midis grave me të ardhura të larta. E njëjta tendencë vlen edhe për burrat.
Sipas rezultateve të anketës pjesa më e madhe e grave kanë akses në vendimet qe lidhen me shëndetin e tyre, blerjet e mëdha në familje, vizitat tek të afërmit.

Article Logic
Execution time: 0.0040090084075928