INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Llogaritë e bizneseve zotërojnë kursimet në bankat shqiptare

Llogaritë e bizneseve zotërojnë kursimet në bankat shqiptare

Publikuar më: 12:59 27-06-2017

Rënia e normave të interesit të depozitave ka bërë që të këtë një tkurrje relativisht të lartë të depozitueseve të vegjël dhe rrjedhimisht duke rritur depozitat e bizneseve.
Sipas Bankës së Shqipërisë llogaritë e bizneseve janë rritur me 17.2% dhe të indivitëve me 3.1% duke sjell kështu që totali i depozitave bankare të zotërohet nga depozituesit e mëdhenj me 6.16 %
Depozitat e klientëve mbeten burimi kryesor i financimit për sistemin bankar shqiptar, me një peshë prej 82.27% të totalit të pasivit, megjithatë ritmi i rritjes së tyre ka rezultuar negativ (-1.23%), krahasuar me një vit më parë.

Në fund të dhjetorit 2016, totali i depozitave në sistemin bankar arriti 1,160 miliardë lekë, krahasuar me 1,066 miliardë lekë që ishte një vit më parë, duke shënuar një rritje prej 5.2%. Norma mesatare e ndryshimeve vjetore për shtatë vitet e fundit ishte 7.4%

Article Logic
Execution time: 0.0034570693969727