INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lloji i femrës me të cilën meshkujt duan të martohen

Lloji i femrës me të cilën meshkujt duan të martohen

Publikuar më: 12:17 16-03-2017

Lista e cilësive që një mashkull kërkon tek një femër me të cilën do të lidhë jetën, mund të jetë edhe më e gjatë por ne po paraqesim 8 prej tyre:

1. Femër e pavarur
Askush nuk do një lidhje ku te jetë kujdestari, as meshkujt nuk duan një femër për të cilën duhet të kujdesen gjatë gjithë kohës.

2. Inteligjente
Një bukuroshe pa tru do i dilte shpejt nga qejfi.

3. Përputhet seksualisht me ju
Pëlqeni të njëjtat gjëra në krevat dhe mbi te gjitha ajo është një “seks-dashëse”.

4. Tërheqëse
Me tërheqje nënkuptojmë një femër që kujdeset për veten dhe ju mban interesin gjallë për nga mënyra sesi e trajton veten

5. Të respekton
Kjo është shumë e rëndësishme. Edhe kur jeni në një diskutim të zjarrtë ajo merr kohën për të dëgjuar mashkullin e saj.

6. Nuk grindet me ju pa një motiv të fortë.
Kjo nuk do të thotë që nuk kap gabimet tuaja, po ajo vendos të anashkalojë disa të vogla për hir të suksesit të lidhjes.

7. Femra që familja dhe miqtë e duan
Ajo përpiqet t’i hyjë në zemër njerëzve të tu të dashur sepse e di që kjo është rruga për të hyrë në zemrën tënde.

8. Të dashuron
Kur partnerja nuk përpiqet të të ndryshojë e të pranon ashtu siç je. Nëse një vizitë apo telefonatë nga ty i ndriçon fytyrën dijeni se ju do.

Article Logic
Execution time: 0.0022108554840088