INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Llotaria Amerikane, fati i 200 mijë shqiparëve ndahet pas orës 18

Llotaria Amerikane, fati i 200 mijë shqiparëve ndahet pas orës 18

Publikuar më: 09:45 03-05-2016

Në muajin tetor të një viti më parë pati një numër të jashtëzakonshëm shqiptarësh që aplikuan për llotarinë amerikane, gati 200 mijë. E fati i tyre drejt “tokës së premtuar” ndahet pasditen e së martës.
Në një njoftimit të Ambasadës Amerikane thuhet se, çdo aplikant duhet të kontrollojë nëse rezulton fitues, vetëm në faqen e internetit të ambasadës, e çdo formë tjetër komunikimi është mashtrim.

Për mënyrën e kontrollit nëse jeni shpallur apo jo fitues, ambasadës sqaron: “Ju duhet të përdorni numrin tuaj të konfirmimit për të hyrë tek Kontrolli i Statusit të tё Regjistruarve (Entrant Status Check), që bëhet aktive në faqen e internetit të E-DV-së www.dvlottery.state.gov nga 3 maji 2016 deri të paktën në 30 qershor 2017. Kontrolli i Statusit të tё Regjistruarve është mënyra e vetme që do t’ju njoftojë juve për përzgjedhjen, do t’ju ofrojë udhëzime të mëtejshme sesi të vazhdoni aplikimin, t’ju njoftojë për datën dhe orën e takimit të intervistës për vizë."

Si mund të bëni verifikimet:

Për të proçeduar me kontrollin, aplikantët duhet të hyjnë në internet në adresën e vetme zyrtare të Departamentit të Shtetit Amerikan www.dvlottery.state.gov.al/ESC/. Pasi të hapet kjo faqe, aplikantët duhet të klikojnë në ikonën “continue”, i cili bën thirrje për të vazhduar më tej, ku në faqen pasardhëse shfaqen 4 hapësira boshe.
Të gjitha ato hapësira, të detyrueshme për t’u plotësuar, duhen mbushur me kujdes, ku në rend nga sipër-poshtë, shënohet fillimisht kodi i konfirmimit të regjistrimit. Në fushën e dytë shkruhet me germa kapitale mbiemri, i pasuar nga datëlindja dhe një kodi i sigurisë, i cili shfaqet në ekran i përzgjedhur në mënyrë rastësore nga kompjuteri. Pasi të kontrollojnë të dhënat, të vendosura në fushat përkatëse, aplikantët duhet të klikojnë në butonin “Submit”, pas të cilit shfaqen në ekran dy variantet e mundshme, që tregojnë nëse jeni fitues ose jo. Në rast se aplikantët kanë fituar mundësinë për të udhëtuar drejt shtetit amerikan, sipas numrit që shteti amerikan asocion, ata duhet të presin nga 5 deri në 16 muaj për t’u thirrur për intervistë.


Në njoftim thuhet se Departamenti i Shtetit nuk do të dërgojë njoftime për të përzgjedhurit apo letra me postë ose email. Çdo njoftim me email ose letër që ju deklaron se jeni përzgjedhur për të marrë lotarinë nuk vjen nga Departamenti i Shtetit dhe nuk është i ligjshëm.
Personat e përzgjedhur për programin e lotarisë DV-2017 kanë të drejtë të aplikojnë për lëshimin e vizave vetëm gjatë vitit fiskal 2017 të Departamentit të Shtetit, i cili shtrihet nga 1 tetori 2016 deri më 30 shtator 2017. Nuk përfitojnë asnjë shtyrje të lotarisë për vitin e ardhshëm, personat që janë përzgjedhur, por që nuk janë pajisur me vizë deri më 30 shtator 2017.

Article Logic
Execution time: 0.003709077835083