INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Llotaria Amerikane këshillat e Departamentit të Shtetit

Llotaria Amerikane këshillat e Departamentit të Shtetit

Publikuar më: 09:02 04-05-2016

Nga pasditja e së martës një fluks i lartë aplikantësh për llotarinë amerikane në përpjekje për të mësuar në janë fitues apo jo kanë bllokuar serverin e për këtë arsye po punohet që faqja të rihapet. Po gjithësesi deri në fund të muajit qershor mund të kontrollojnë fatin. Departamenti Amerikan i Shtetit ka nxjerrë dhe disa këshilla për të gjithë ata që kanë aplikuar.
Fillimisht për të bërë verifikim online të aplikimit tuaj, duhet të keni fletën e printuar ku përmbahen të dhënat e aplikuesit, të cilat janë kodi i konfirmimit të regjistrimit tuaj 16 shifror (confirmation code), emri dhe mbiemri juaj, viti i lindjes.

E më pas për të proçeduar me kontrollin duhet të përdorni browserin tuaj të internetit si psh. internet explorer, google chrome, mozilla firefox etj. Shkruani në hapësirën e kërkimit adresën zyrtare të webfaqes elektronike E-DV të Departamentit të Shtetit e cila është: www.dvlottery.state.gov/ESC/ Pasi faqja të hapet, klikoni në butonin CONTINUE dhe më pas plotësoni hapësirat bosh me të dhënat tuaja përkatëse.

1- Kodi i konfirmimit te regjistrimit 16 shifror (confirmation code – 2017XXXCRHXXXMËN)
2- Mbiemri juaj
3- Viti i lindjes
4- Shkruani kodin e sigurise qe shikoni në figurë.

Për siguri në fundi kontrolloni edhe njëherë të dhënat tuaja që vendoset në fushat e tekstit që plotësuat dhe më pas klikoni në butonin SUBMIT për t’u njohur me fatin tuaj.
Sipas Departamentit të Shtetit: “Asnjë lloj garancie nuk mund t’ju jepet paraprakisht lidhur me lëshimin e vizës. Vetëm oficeri konsullor mund të marrë një vendim pasi të ketë shqyrtuar të gjithë aplikimin tuaj zyrtar dhe t’ju ketë intervistuar personalisht. Ju këshillojmë që të mos të mos shisni shtëpinë, makinën apo pronën, të mos lini punën dhe të mos blini biletën derisa të keni marrë në dorë pasaportën me vizë. Kjo zyrë do të bëjë çdo përpjekje që të përshpejtojë procesin. Gjithsesi, nëse do të jetë e nevojshme, aplikantëve mund tu kërkohet të kthehen në Seksionin Konsullor edhe një herë, apo të dërgojnë informacion apo dokumentacion shtesë me postë”.

Article Logic
Execution time: 0.0029981136322021