INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Llullaku: Jam gati të shënoj, luajmë për fitore [VIDEO]

Llullaku: Jam gati të shënoj, luajmë për fitore [VIDEO]

Publikuar më: 18:28 10-11-2016

Krahas Elseid Hysaj, futbollisti tjetër i kombëtares që doli në konferencë për shtyp ishte Azdren Llullaku. Sulmuesi 28 vjeçar është një ndër lojtarët që po kalon një formë të shkëlqyer ku ka shënuar 12 gola në 13 ndeshje në kampionatin rumun me Gaz Metan.

Ai shprehet se fitorja e kombëtares është mbi gjithçka, teksa nuk e fsheh dëshirën se do t’i pëlqente që goli i tij ti jepte fitoren kuqezinjve.  “Është një moment shumë i mirë për mua, kur futem në fushë nuk mendoj për golin por të ndihmoj sa më shumë ekipin, në këtë rast kombëtaren. Nëse shënoj është një gjë shumë e mirë dhe shpresoj të shënoj të shtunën”.

Duke parë gjendjen jo të mirë të Lenjanit dhe disa problemeve fizike që po shqetësojnë Roshin, Llullaku është piketuar si titullar nga De Biaisi. I pyetur për pozicionin e preferuar në fushë, 28-vjeçari deklaroi se i mjafton të jetë në formacionin titullar.

“Mund të luajë në të gjithë repartin e avancuar. Për mua nuk është problem pozicioni, mjafton të jem në fushë. Në Rumani luaj si në krahun e majtë të sulmit ashtu edhe në të djathtë, edhe në qendër gjithashtu”.

Sulmuesi i Gaz Metan e vlerëson maksimalisht kombëtaren e Izraeli, teksa i kërkon skuadrës të fokusohet tërësisht te sfida e të shtunës në mënyrë që të dalin me pikë të plota.

"Duhet ta fitojmë këtë ndeshje. Na duhen tri pikë dhe vetëm kur ta përfundojmë këtë ndeshje do ta mendojmë atë të ardhshmen kundër Italisë. Të gjithë lojtarët jemi të përqendruar në ndeshjen e së shtunës kundër Izraelit dhe te arkëtimi i tre pikëve".

Article Logic
Execution time: 0.0036931037902832