Azdren Llullaku ishte pika e sulmit në ndeshjen e sotme ndaj Spanjës, por për fat të keq nuk mundi të shënojë në dy rastet që pati, ku goditi edhe shtyllën tranversale. Ai shprehu keqardhje për humbjen dhe për kartonin e verdhë, pasi nuk mund të luajë kundër Italisë, gjë që e ka ëndërruar që fëmijë.
“Më vjen keq për kartonin e verdhë, por edhe për humbjen. Më vjen keq që nuk do të luajë kundër Italisë, pasi e kam pasur ëndërr që i vogël. Më tha edhe referi në pjesën e dytë që ka gabuar, por s’kemi ç’të bëjmë. Ky është futbolli dhe duhet të pranojmë rezultatim.
Nuk u befasuam nga formacioni, pasi prej katër ditësh jemi stërvitur në mënyrë të tillë. Në pjesën e dytë e ndërruam sistemin e lojës, por edhe ata u qetësuan disi pasi në pjesën e parë dhuruan spektakël”, përfundoi ai.