INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''LOBIMI'', Basha flet pas 90 minutave në Prokurori: Qeveria e aktivizon këtë hetim për nevoja politike!

''LOBIMI'', Basha flet pas 90 minutave në Prokurori: Qeveria e aktivizon këtë hetim për nevoja politike!

Publikuar më: 11:05 25-03-2019

Për 90 minuta kreu i PD, Lulzim Basha ka dëshmuar në Prokurorinë e Tiranës për kontratën e lobimit të PD me disa kompani amerikane në nëntor të vitit 2017.

Në përfundim të marrjes në pyetje, Basha tha se bëhet fjalë për çështjen e plotësimit të formularëve të deklarimit në KQZ. Një hetim i nisur me kërkesë të PD, ndërsa akuzoi qeverinë se e aktivizon këtë hetim sa herë i duhet për nevoja politike.

"Jemi thirrur sot në prokurori për të dhënë informacione si persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e hetimit. 

Hetimi i hapur prej 1.5 viti bëhet mbi bazën e nenit 190 për çështjen e plotësimit të formularëve të deklarimit në KQZ.

Pra çështja që po hetohet me kërkesë të PD është nëse këto formularë janë mbushur apo jo siç duhet. Ky është hetimi dhe jo gënjeshtrat për të cilat është investuar qeveria, e cila e aktivizon këtë hetim sa herë i duhet për nevoja politike. Ka një vit e gjysmë që ka nisur hetim", u shpreh Basha.

Kreu i demokratëve kërkoi që Prokuroria të bëjë publike përgjigjet e ardhura nga SHBA dhe Britani.

" Ka më shumë se 6 muaj që kanë ardhur përgjigjet nga SHBA dhe Britani, të cilat vërtetojnë se as PD dhe asnjë drejtues i PD nuk ka shkelur asnjë ligj. I kemi kërkuar prokurorisë dhe ju nxis ti kërkoni ti bëjë publike përgjigjet të ardhura nga SHBA dhe Britania."

Prokuroria nisi verifikimet për kontratën e lobimit të PD me disa kompani amerikane në nëntor të vitit 2017. Objekt i këtij verifikimi është sqarimi i burimit të financimit për këto kontrata dhe skanimi i tyre për të parë nëse transaksionet kanë qenë të rregullta ligjërisht.

Kontrata e parë e lobimit ishte ajo mes PD dhe 'Stonington Strategies' me vlerë 25 mijë USD në muaj. Afati i kontratës ishte tre mujor dhe qëllimi i saj ishte 'projektimi dhe implementimi' i fushatës së PD.

Qëllimi i saj ishte promovimi i qëllimeve të PD në media dhe pranë figurave politike në SHBA.

Më pas PD bëri edhe një pagesë shtesë prej 500 mijë USD për sigurimin e disa takimeve ose pjesëmarrje në evente në Uashington D.C.

Article Logic
Execution time: 0.005817174911499